PËR NE

FILLIMI

Kompania “NUKA”, ka filluar nga një punëtori e vogël, e themeluar në vitin 1952, ndërsa sot është lider në tregun Kosovar në lëmin e produkteve shtëpiake nga tekstili. Kemi një gamë të gjerë të produkteve ku përfshihen shumë lloje të mobileve, perdeve, tepihëve, tekstilit dhe stolive dekorative që dallohen me kualitet të lartë dhe cilësi të jashtëzakonshme. Përveç cilësisë së lartë, produktet tona kanë një stil dhe dizajn me shumë shije. Vitet tona të përvojës dhe qasja profesionale janë garanci e kënaqësisë tuaj.

TEKSTIL

Gjumi i rehatshëm është një nga përcaktuesit kryesorë të shëndetit, andaj të gjitha produktet tona do të ju mundësojnë një gjumë të shëndoshë kurse në pjesën tjetër të kohës do të ju sjellin stil dhe estetikë në ambientet e juaja.

Cilësia është një pjesë e rëndësishme e imazhit tonë, dhe në kombinim me identitetin modern përforcon besimin në produktet “NUKA”.

PERDET

Perdet janë një element shumë i rëndësishëm në enterierin e ambientit tuaj, prandaj zgjedhja e duhur e perdeve apo kombinimi i ngjyrave dhe stileve (tradicional apo modern) shprehin individualitetin dhe personalitetin tuaj.

Ne përputhje me traditën tonë, ne vazhdojmë me konceptin tonë të punës:

– Analizimi i hapësirave

– Propozimi i modeleve

– Qepja dhe montimi

TEPIHAT

Nëse vendosni të hyni në shtëpi të re, rinovoni apo sillni freski në ambientin ku jetoni, tepihu është zgjidhja e duhur.

Zgjedhja me kujdes e tepihut do te nxjerrë në pah bukurinë e dyshemesë dhe mobileve ne shtëpinë tuaj.

Tepihu është një foto ne dysheme, dhe bukuria e tij është ne detaje…

MOBILIET

Mobilet janë pjesa kryesore që përmbushin mozaikun e dhomës suaj, qoftë ajo ku do të bëni gjumë, ajo ku ushqeheni apo ajo ku do ta kaloni pjesën më të madhe të ditës.

Të rehatshme, të bukura dhe plot shije, një laramani që mund ta gjeni vetëm në dyqanet e NUKA HOME, të gatshme për t’i ofruar ngrohtësi tërë familjes.

Kushtet e Përdorimit | Kontakti
© 2021 NUKA, all rights reserved.
Subscribe to our newsletter
News and updates on what we're up to.